Krasniqi: Rritja e shpenzimeve për shkak të dinamikës në Kuvend
Foto/ RTKlive
Kosovë

Krasniqi: Rritja e shpenzimeve për shkak të dinamikës në Kuvend

Afet Bela/ RTKlive

(E plotësuar, ora 11:17) Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, po mban mbledhje, në të cilën ka bërë shqyrtimin dhe miratimin e raportit të shpenzimeve të Kuvendit për 6 mujorin e parë të vitit 2022, raporton RTKlive.

(E plotësuar, ora 11:15) Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, po mban mbledhje, në të cilën po bëhet shqyrtimi i raportit të shpenzimeve të Kuvendit për 6  mujorin e parë të vitit 2022, raporton RTKlive.

Deputeti Armend Muja, ka pyetur sekretarin Krasniqi për shpenzimet që i bënë Slavko Simiq, i cili sipas tij nuk shihet shpesh në Kuvendin e Kosovës. 

Po ashtu deputeti Armend Muja, bëri me dije se nuk shfrytëzon asnjë benefit që i ka dhënë Kuvendi, por pyeti se ku krijohen ato lajme që ai u quajti “fakenews”, për të për shpenzimet që gjoja ai i bën.

Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, tha se për të gjitha palët e interesuar Kuvendit në bazë të ligjit. “Ne do të publikojmë të gjitha shpenzimet e deputeti, por ky do të trajtohet në mbledhjen e kryesisë”, theksoi ai.

(E plotësuar, ora 10:50) Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, tha se rritja e shpenzimeve për këtë gjashtë mujor për shkak të rritjes së dinamikës dhe aktiviteteve që i kanë pasur deputetët. “Ka ndodhur rritja e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës, për shkak të aktiviteteve dhe grupeve që miqësisë”, tha ai.

Deputetët interesohen për shpenzimet e Kuvendit

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, po mban mbledhje, në të cilën po bëhet shqyrtimi i raportit të shpenzimeve të Kuvendit për 6  mujorin e parë të vitit 2022, raporton RTKlive.

Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka prezantuar këtë raport.  Ai ka prezantuar shpenzimet e kuvendit të Kosovës për këtë gjashtë mujor të këtij viti.

“Investimet kapitale, është që gjashtë vite në procedurë. Është kërkuar një buxhet, Por për shkak të mungesës së bordit të OSHP-së, nuk ka pasur mundësi”, tha ai.

Deputetët ishin të interesuar për raportin e buxhetit. Deputeti Ferat Shala, tha se nga listat janë 80 këshilltarë dhe u interesua se ku janë të sistemuar ata. “Duam të dimë se ku janë të sistemuar, qoftë të përkohshëm, apo edhe më kontrata të tjera”, theksoi ai. Krasniqi për këtë çështje tha se sot gjatë ditës do të dorëzojë listën.

Deputeti Pal Leka, u interesua për shpenzimet që bëhen

Edhe deputeti, Eman Rrahmani, mbështeti kërkesën e Shalës për listën e të punësuarve si këshilltarë në Kuvendit. Ai u interesua edhe për shpenzimet e derivateve të Kuvendit të Kosovës, për shpenzimet e drekave, marketingut etj.

Kurse deputeti Avdullah Hoti, tha se duhet sqaruar se për shpenzimet është kryesia e Kuvendit të Kosovës, nëse ka vërejtje nga Auditori. “Ka vitet të tëra që sallat nuk janë të pajisur më zërim,edhe salla e Kuvendit”, tha Hoti.

Ndërkaq deputeti Mërgim Lushtaku, tha se krahasuar me vitet e kaluara, disa shpenzime janë më të larta këtë vit.


MË SHUME NGA Kosovë