Përurohet projekti për rregullimin e parkut në fshatin Gjyrkoc të Shtimes
Kosovë

Përurohet projekti për rregullimin e parkut në fshatin Gjyrkoc të Shtimes

K.Kasumi/ RTKlive

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimin ekonomik lokal, bashkëpunimin në mes të qeverisë dhe komunës si dhe mbarëvajtjen e proceseve të projekteve komunale.

Ministri Krasniqi dhe kryetari Aliu kanë vizituar zyrat e administratës komunale, e cila po vazhdon me ofrimin e shërbimeve për qytetarët në mënyrë të rregullt.

Gjithashtu, ministri Krasniqi dhe kryetari Aliu së bashku me banorët e fshatit kanë përuruar projektin ‘Rregullimi i parkut dhe këndit të lodrave në lagjen e komuniteteve në fshatin Gjyrkoc’, financuar nga programi për mbështetje për projekte infrastrukturore për komunitete.


MË SHUME NGA Kosovë