Nagavci: Javën e ardhshme nis ndërtimi i pesë çerdheve
Foto: RTK
Kosovë

Nagavci: Javën e ardhshme nis ndërtimi i pesë çerdheve

K.Kasumi/ RTKlive

Ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci, nëpërmjet një njoftimi në rrejtin social "Facebook" ka thënë se javën e ardhshme do të nis ndërtimi i pesë çerdheve të cilat do të financohen nga shteti.

Nagavci ka deklaruar se ndërtimi i këtyre çerdheve do të bëhet në pesë komuna të Kosovës.  Në këtë kontekst, ajo ka thënë se edukimi i hershëm është një nga prioritetet e Qeverisë së Kosovës.

“E lumtur që në kuadër të përmbushjes së zotimit tonë, sot nënshkruam kontratat për ndërtimin e 5 çerdheve të reja. Këto objekte do të ndërtohen në Prishtinë, Gjilan, Gjakovë, Kamenicë dhe Doberçan të Gjilanit. Ndërtimi i këtyre objekteve pritet të fillojë javën e ardhshme.  Si Ministri e Arsimit jemi në kontakt edhe me komunat tjera për evidentimin e hapësirave për ndërtimin e çerdheve të reja. Ndërkohë, në Junik një objekt i shkollës është duke u renovuar dhe do të shndërrohet në çerdhe. Kurse edhe 4 objekte tjera si në Banjë të Malishevës, në Korenicë të Gjakovës, në Muzeqinë të Shtimes si dhe në Babush të Ferizajt janë në procedurë të tenderimit për t’u shndërruar në çerdhe”, ka shkruar Nagavci.


MË SHUME NGA Kosovë