15:07 / 29.09.2022
Aksident në Komoran, kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Pejë|Video
Jeton Musliu / RTKlive
Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, në afërsi të Komoranit. Si pasojë e këtij aksidenti, janë krijuar kolona të gjata prej disa kilometrash.
Numri i aksidenteve rritet sa herë që ka reshje të dendura të shiut, kjo edhe për mungesë të kujdesit të shtuar të pjesëmarrësve në trafik.
Në raportin e Policisë është bërë e ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 41 aksidente trafiku, prej të cilave një ka qenë me fatalitet, 12 aksidente me të lënduar dhe 28 të tjera vetëm me dëme materiale. Policia për shkelësit e rregullave në trafik ka shqiptuar 2008 gjoba.























