SBASHK pyet anëtarësinë për grevën|Video
Venera Xhoxhaj-Adili
Përpjekjet e sindikatave për t`i realizuar kërkesat e tyre nuk gjetën vend te qeveria.
Pasi situata nuk kishte epilog, ata vendosën ta shqyrtojnë mundësinë e pezullimit të grevës duke i dhënë kështu edhe një afat shtesë ekzekutivit.
Mësimdhënësit në institucionet arsimore në vend votuan sipas kërkesës së SBASHK-ut për ose kundër pezullimit të grevës deri në janar të vitit të ardhshëm.
Ky organizim për të votuar nëpër shkolla u kërkua nga SBASHK-u pasi nuk arritën marrëveshje me qeverinë edhe pas 1 muaji të veprimeve sindikale.
Nënkryetarja e SBASHK-ut ka thënë se aktualisht nuk është duke u shqyrtuar për zëvendësimin e orëve të humbura, por një gjë e tillë nuk përjashtohet nëse do të ketë një marrëveshje të re me ministrinë e Arsimit.
Kronika më poshtë sjell detajet:























