Dështon sanimi i rrugëve në Fushë Kosovë |Video
BKT
Kosovë

Dështon sanimi i rrugëve në Fushë Kosovë |Video

Fatos Cervadiku /RTK

Udhëkryqet e rrugëve "Dardania" dhe "Hajrullah Zymi" në Fushë Kosovë janë bërë shumë të vështira për t`u kaluar. Të dy rrugët janë shumë të frekuentuara.

Qytetarët po ankohen se komuna është vonuar t'i sanojë të paktën gropat, ndërsa komuna premton zgjidhje.

Në komunën e Fushë-Kosovës e pranojnë se deri tani nuk kanë intervenuar në sanimin e gropave, por shpresojnë se këtë do ta bëjnë në tetor.

 “Sigurisht se ne kemi evidentuar këto dukuri dhe ne po shpresojmë që shumë shpejt do të vijë deri në një zgjidhje meqë i kemi zhvilluar të gjitha procedurat e prokurorimit dhe në fund të këtij muaji shtator eventualisht deri më datën 4 të muajit tetor, do të bëhet hapja e ofertave dhe do të vije deri të përcaktimi i një operatori, i cili do të merret me rregullimin e tyre dhe do të shtrohen të gjitha ato rrugë, ku janë evidente këto gropa”, ka thënë Ali Topalli, zëdhënës i komunës së Fushë Kosovës.

Topalli nuk ka treguar se pse komuna është vonuar kaq shumë me sanimin e gropave, por thotë se rruga “Hajrullah Zymi” është më e ngarkuara edhe për shkak të automjeteve të peshave të rënda.


MË SHUME NGA Kosovë