Këshilli i Prindërve me ultimatum për hapjen e shkollave deri me 3 tetor
BKT
Foto: RTKLive
Kosovë

Këshilli i Prindërve me ultimatum për hapjen e shkollave deri me 3 tetor

J.Musliu/RTKlive

Këshilli i Prindërve i Kosovës, paralajmëron se do të nisin një masë ekstreme, nëse vendimi për ndërprerjen e grevës nuk merret deri më 3 tetor.

Në një komunikatë të shpërndarë mediave me titullin “shkurt e shqip”, ky Këshill deklaron se nëse më 3 tetor nuk fillon mësimi në gjithë Kosovën, do të kërkojnë çregjistrim masiv nga shkollat dhe sistemi arsimor do të kolapsojë.

Ky Këshill, duke shprehur indinjatën e thellë, paralajmëron se në këtë mënyrë, më nuk do të ketë nevojë as për shkolla e as për mësimdhënës

“Është e lehtë të prishësh, është kollaj të bllokosh, është e padrejtë greva në arsim!”, shkruan në njoftim.

 “HAPINI SHKOLLAT. Kjo thirrje nuk i përjashton edhe format e tjera të shprehjes së pakënaqësisë: protesta, marshe, hyrje në shkolla!”, shkruan në komunikatë.

BSPK-ja është në një proces këshillimi me anëtarët e saj për të marrë një vendim për pezullimin e grevës. Një vendim i tillë nuk është marrë ende.


MË SHUME NGA Kosovë