Majko i përshkruan me nga një fjalë të akuzuarit në Hagë|Video
J.Musliu/RTKlive
Ish kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko,i ka përshkruar me nga një fjalë, ish krerët e UÇK-së që po mbahen të paraburgosur nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Pas vizitës që ai së bashku me ish presidentët Rexhep Meidani, Alrfed Moisiu e Bamir Topi, të organizuar nga ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, Majko shkroi në llogarinë e tij në Facebook.
“Hashimi i qetë. Kadria i qartë. Jakupi i sprovuar. Rexhepi i papërsëritshëm”, shkroi Majko, pasi njoftoi se sot e ka bërë këtë vizitë.
“Për t’ju gjendur në krah, betejës së fundit, për të mbrojtur emrin e UÇK-së! Jam krenar për vëllezërit e mi”, deklaroi Majko.
Pandeli Majko ka qenë kryeministër i Shqipërisë, në rrethanat më të rënda të kombit shqiptar.
Ai drejtori qeverinë shqiptare në vitin 1998-99, një vit pas trazirave të tmerrshme në Shqipëri në vitin 97 dhe në kulmin e luftës së Kosovës.
Përveç luftës, ai arriti të menaxhojë edhe rreth 1 milion refugjatë shqiptarë të Kosovës që u dëbuan nga forcat serbe drejt Shqipërisë.
























