Bajrami: Shteti të çohet në këmbë deri në gjetjen e vajzave të zhdukura
Foto: Hykmete Bajrami/ Facebook
Kosovë

Bajrami: Shteti të çohet në këmbë deri në gjetjen e vajzave të zhdukura

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Që nga data 23 shtator dy vajza studente nga Peja, njëra 18 e tjetra 19 vjeçare vazhdojnë të figurojnë të zhdukura.

Për këtë ka reaguar deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami e cila ka kërkuar që i gjithë shteti të ngritët në këmbë deri të gjinden dy vajzat e zhdukura.

Ajo thotë të jetë tmerruar me lajmin për zhdukjen e vajzave derisa thotë se kjo çështje po kalon pa angazhim e pa shumë vëmendje nga shteti.

“Sot një javë, dy studente nga Peja janë zhdukur. Vajzat sipas raportimeve kanë dalë nga shtëpitë e tyre fshati Qyshk e Treboviq dhe janë nisur për në Universitetin ''Haxhi Zeka'' në Pejë. Si nënë e dy vajzave ky lajm me ka tmerruar dhe prej momentit që e kam dëgjuar nuk mendoj asgjë tjetër. Për çudi, kjo ngjarje po kalon pa shumë vëmendje, pa shumë angazhim të shtetit, të institucioneve shtetërore”, ka shkruar ish ministrja e Arsimit.

“Ku është Ministri i Brendshëm? Ku është Policia e Kosovës? Ku është Prokuroria e Shtetit? Ku është Agjencia Kosovare e Inteligjencës? Ku është Forca e Sigurisë së Kosovës?”, ka pyetur ajo.

Sipas saj të gjitha institucionet përgjegjëse do të duhej të mbanin konferenca të përditshme për të treguar se çka po ndodhë me rastin.

 


MË SHUME NGA Kosovë