Rrënohet një objekti i vjetër në Prizren|Video
Kosovë

Rrënohet një objekti i vjetër në Prizren|Video

Myrvete Axhami /RTK

Në lagjen Bazhdarhane të qytetit të Prizrenit ka nisur rrënimi i një objekti të vjetër. Lëvizja Vetëvendosje në këtë komunë reagon kundër këtij projekti, ndërsa operatori ekonomik dhe inspektorati deklarojnë se po punohet në bazë të ligjeve në fuqi të komunës së Prizrenit.

Automjetet e rënda u panë këtë të shtunë në lagjen Bazhdërhane të qytetit të Prizrenit, duke rrënuar një objekt të vjetër. Operatori ekonomik thotë se është pronari i objektit që ka ekzistuar dhe po vepron sipas ligjeve në fuqi për rrënimin dhe ndërtimin e një objekti të ri në këtë zonë.

Drejtori i drejtorisë së inspektorateve Islam Ukimeri thotë se, lejen për rrënim e ka marrë nga drejtoria e urbanizmit dhe sipas tij, operatori është duke e zbatuar planin komunal .

Lidhur më rrënimin e këtij objekti dhe ndërtimin e objektit të ri, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje në këtë komunë, e cila u bënë thirrje institucioneve relevante që të marrin masa ligjore për t’i vënë në përgjegjësi personat e papërgjegjshëm të përfshirë në këtë rast.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle