Sveçla me mesazh për konvertim të tabelave në RKS
BKT
Foto nga profili i Sveçlës në Facebook
Kosovë

Sveçla me mesazh për konvertim të tabelave në RKS

A.B / RTKlive

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, iu është drejtuar qytetarëve serbë të Kosovës me një video mesazh.

Sveçla në faqen e tij në ' Facebook' ka publikuar videon ku iu bën thirrje serbëve, lidhur me konvertimin e targave të automjeteve në ato “RKS”.

“Procesi dymujor, i cili përfundon më 31 tetor, është një mundësi e fundit që të gjithë pronarët qe posedojnë mjete me targa ilegale, t’i kthejnë ato në targa RKS” deklaroi Sveçla.

Ai tha se ky proces do të lehtësojë lehtësira të ndryshme, që nga regjistrimi i veturës, deri të doganimi dhe taksa e tyre.

Sveçla shtoi se janë të përkushtuar në sigurimin e rëndit dhe ligjit në vend, teksa ka kërkuar nga të gjithë ata që nuk kanë konvertuar targat e tyre në “RKS”, këtë ta bëjnë në vendbanimin më të afërt.


MË SHUME NGA Kosovë