Binjakëzohen Komuna e Gjakovës dhe ajo e Shkodrës
BKT
FOTO. Nga profili i Ardian Gjinit në FB
Kosovë

Binjakëzohen Komuna e Gjakovës dhe ajo e Shkodrës

A.B

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka njoftuar se janë binjakëzuar Komuna e Gjakovës dhe ajo e Shkodrës.

“Ndjehem jashtëzakonisht i lumtur dhe i nderuar, që si kryetar i komunës së Gjakovës pata fatin e mundësinë ta nënshkruaj dokumentin zyrtar të binjakëzimit të Gjakovës dhe Shkodrës. Dy qytetet tona, prej sot po e zyrtarizojnë një lidhje të hershme, shumë të veçantë, të trashëguar ndër breza. Bashkë me mikun tim, kryetarin e bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia, u dakorduam dhe u zotuam që këtë nismë mos ta lëmë vetëm në letër, por bashkërisht të angazhohemi për sa më shumë projekte të përbashkëta në shërbim të qytetarëve tanë. Gëzuar Gjakovë e Shkodër!”, ka shkruar Gjini në Facebook.


MË SHUME NGA Kosovë