10:29 / 02.10.2022
Nagavci me telegram ngushëllimi për vdekjen prof. Seniha Spahiu
RTklive
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka lëshuar një telegram ngushëllimi për vdekjen e profesoreshës së njohur të muzikës, Seniha Spaniu.
Në telegram, ajo ka thënë se e pikëlloi pa masë vdekja e së ndjerës.
Telegrami i plotë:
Na pikëlloi pa masë lajmi se profesoresha e njohur e muzikës, Seniha Spahiu, ka ndërruar jetë.
Profesoresha Spahiu ka punuar si mësimdhënëse e muzikës në të gjitha nivelet e arsimit për të mbetur kështu në kujtesën e shumë gjeneratave si një njeri i përkushtuar për punën dhe për dashurinë ndaj profesionit.
Vepra e saj në përgatitjen e pedagogëve të muzikës, tekstet shkollore e universitare, puna kërkimore në këtë fushë, si dhe vlerat e saj njerëzore, do të jenë frymëzuese përgjithmonë për ne dhe gjeneratat që vijnë.
Në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, shpreh ngushëllime të sinqerta për familjen, të afërmit, miqtë, bashkëpunëtorët e ish nxënësit e studentët e saj!
Profesoresha Seniha Spahiu u prehtë të paqe!























