Moti sot në Kosovë, me diell dhe riga lokale shiu
Foto: Meteo Ballkan
Kosovë

Moti sot në Kosovë, me diell dhe riga lokale shiu

Meteo Ballkan

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale të cilat pritet të kushtëzojnë riga lokale, afatshkurtra shiu për shkak të ardhjes së një fronti të dobët, të ftohtë ajror.

Temperaturat do të pësojnë ulje për shkak të erërave nga verilindja dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 18-19 gradë celsius.

Në Shqipëri dhe tërë rajonin tonë nesër pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale.

Fronti i ftohtë gjatë ditës pritet të kushtëzojnë riga lokale, afatshkurtra shiu në disa pjesë të rajonit si dhe ulje të temperaturave.

Ditëve të ardhshme na pret mot kryesisht stabil, me netë të ftohta dhe ditë relativisht të ngrohta. E marta pritet të jetë më e ftohtë dhe me më shumë vranësira dhe ndonjë rigë të dobët eventuale.

Nga e mërkura rritje graduale të temperaturave ditore.


MË SHUME NGA Kosovë