Dorëzohet aktakuza e ndryshuar ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit
Valbona Thaçi / RTKLive
Bazuar në vendimet e Gjykatësit të Procedurës Paraprake më 22 korrik 2022 dhe më 29 shtator 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator, dorëzoi aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.
Kjo aktakuzë përbëhet nga dhjetë pika, me të cilat të akuzuarit ngarkohen për krime lufte e kundër njerëzimit.
Sipas aktakuzës, mes së paku prillit 1998 dhe janarit 1999, komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sylejman Selimi, Sabit Geci dhe shumë anëtarë të tjerë të UÇK-së mbajtën të paktën 25 persona, për periudha të ndryshme kohore dhe pa proces të rregullt ligjor, në ish-stacionin policor dhe disa lokacione tjera në Likoc, Skenderaj.
Në këtë aktakuzë përmenden edhe Sylejman Selimi, Fatmir Limaj, Sabit Geci, Lahi Brahimaj, Rrustem Mustafa, Latif Gashi, Shukri Buja.