Ushtarët e FSK-së realizojnë me sukses stërvitjen fushore “Syri 02”
Kosovë

Ushtarët e FSK-së realizojnë me sukses stërvitjen fushore “Syri 02”

E.Hoti/RTKlive

Kompania e Shtabit të Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë të Komandës së Forcave Tokësore ka realizuar me sukses të plotë stërvitjen fushore të koduar si “Syri 02”.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj.

Ai ka shkruar se objektivi kryesor i këtij ushtrimi ishte dislokimi taktik i postë- komandës në terren, realizimi i operacioneve të rikonicionit, vendosja e nyjave të komunikimit në mbështetje të njësive tjera, si dhe mbështetja e operacioneve të R3K.

"Luftëtarët fitimtarë fitojnë fillimisht dhe më pas shkojnë në luftë, ndërsa luftëtarët e mundur fillimisht shkojnë në luftë dhe më pas kërkojnë të fitojnë”, ka shkruar Mehaj duke cituar filozofin dhe strategun ushtarak, Sun Tzu.


MË SHUME NGA Kosovë