13:49 / 03.10.2022
Sonte në RTK, intervistë me Guvernatorin e BQK-së, Fehmi Mehmeti |Video
RTKlive
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, sonte është i ftuar në emisionin “Ekonomiks”, në RTK, me gazetarin Faton Salihu.
Në këtë intervistë ndër të tjera, do të mund të kuptoni rreth rritjes ekonomike të vitit që e lëmë pas, dhe projeksioneve për këtë vit.
A do të ketë rritje të normave të interesit në kredi?
A ka stabilitet makroekonomik në vend në këtë kohë krize në shumë sfera?
Cilat janë shifrat e fundit e importit dhe eksportit në vend?
A ka rritje të investimeve të huaja në vend?
Cila është gjendja e sektorit financiar dhe i sigurimeve në vend?
Emisioni “Ekonomiks”, fillon në ora 22:00 në RTK.























