Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
RTKlive
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Për të folur për muajin e ndërgjegjësimit për Sindromën Down, të ftuar janë Riada Stanovci psikologe në Shoqatën " Down Syndrome Kosova " dhe Dionis Ferataj.
Ndërsa mysafir të tjerë janë Donjeta Pllana, specialiste ligjore në Projektin e USAID-it për Drejtësi dhe Artan Hadri zv.drejtor i Projektit të USAID-it për Drejtësi. Ata flasin për Samitin e inovacionit në drejtësi.
Ndërkaq Vullnet Jakupi koordinator i “Paper Gallery”, flër për thëniet senzacionale të dizajnerit berin hasi, ekspozohen në ‘Paper galery’.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























