Ministri Peci vizitoi komunën e Deçanit, dakordohen për rritje bashkëpunimi
Kosovë

Ministri Peci vizitoi komunën e Deçanit, dakordohen për rritje bashkëpunimi

B. Halimi / RTKlive

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë ditës së sotme vizitoi komunën e Deçanit, në vazhdën e takimeve me kryetarë të komunave, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë. Ai u takua kryetarin e kësaj komune, Bashkim Ramosaj.

Ministri Peci u njoh nga afër me potencialin bujqësor të kësaj komune, mundësitë e investimeve dhe nevojat që kanë bujqit e kësaj ane, posaçërisht për mundësitë e zhvillimit të turizmit malor dhe agro-turizmit si dy veprimtari që sjellin efekt zinxhiror të të mirave ekonomike.

Gjithashtu, ministri Peci dhe kryetari Ramosaj u dakorduan që të rrisin nivelin e bashkëpunimit mes nivelit qendror dhe atij lokal me qëllim të avancimit të sektorit dhe krijimit të politikave të duhura zhvillimore, njofton MBPZHR.

Komuna e Deçanit është njëra nga shtatë komunat përfituese të Projektit për ndërtimin, zgjerimin apo rehabilitimin e sistemeve të ujitjes mbështetur financiarisht nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.


MË SHUME NGA Kosovë