Totaj nënshkruan memorandum bashkëpunimi me “Liria” dhe “Handikos Prizren”
Kosovë

Totaj nënshkruan memorandum bashkëpunimi me “Liria” dhe “Handikos Prizren”

K. Kasumi/ RTKlive

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit për personat me aftësi të kufizuara dhe në kuadër të aktiviteteve të këtij muaji, kryetari Shaqir Totaj ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi mes Komunës së Prizrenit, shoqatës “Liria” në Suedi dhe OJQ “Handikos Prizren”.

"Kjo marrëveshje është bashkëfinancimin i projektit: Donacion (pajisje) nga OJQ “Liria” nga Suedia, për personat me nevoja të veçanta të OJQ “Handikos – Prizren”, financimi i transportit të pajisjeve nga Komuna e Prizrenit dhe menaxhimi i tyre nga “Handikos-Prizren", thuhet në njoftimin e Komunë së Prizrenit në rrjetin social "Facebook".

Vlera e këtij projekti është rreth 150.000 euro, ndërsa, pajisjet do të shfrytëzohen nga të gjithë personat që kanë nevojë në Komunën e Prizrenit.


MË SHUME NGA Kosovë