Shtohen plantacionet me arrë në Kosovë|Video
BKT
Kosovë

Shtohen plantacionet me arrë në Kosovë|Video

B. H. / RTKlive

Kultivimi i arrës në vendin tonë viteve të fundit është rritur dukshëm. Shumë fermerë kanë filluar të mbjellin plantacione me këtë kulturë, duke pasur parasysh rendimentin e lartë dhe qëndrueshmërinë e saj, por edhe çmimin e mirë në treg.

Në vendin tonë llogaritet se janë mbi 1200 hektarë të mbjellura me arrë.

Emisioni ‘Toka’ në RTK, me autor Vedat Vllasaliun ka bërë një reportazh nga plantacionet e arrës në komunën e Suharekës, ku tashmë ka shumë hektarë me arrë.

Mbjellja e arrës në plantacione në vendin tonë ka filluar të mbjellen në vitin 2014, teksa para se të vendoset për mbjelljen e saj duhet pasur njohuri për kushtet klimatike që preferon kjo kulturë dhe llojin e tokës. Profesorë të pemtarisë sugjerojnë që mbjellja e arrës duhet të bëhet në tokë që nuk mbanë lagështi të lartë dhe në zona që nuk kanë mikroklimë të lagësht, ngase ngricat mund ta rrezikojnë këtë kulturë.

Lloji i arrës i cili ka zënë fill në pemishtet tona ka prejardhjen nga Kalifornia e Amerikës, kjo për shkak të rendimentit të saj të lartë dhe përshtatjes me kushtet klimatike në Kosovë.

Pas mbjelljes së fidaneve të arrës dhe kujdesit të tyre, fermerët tregojnë se prodhimin kjo kulturë e fillon nga viti i saj i katërt, derisa rendimentin e lartë e përmbushë nga viti i tetë.

Sipas fermerëve tregtimi i arrës vlerësohet i mirë, por vështirësi për ta po po paraqesin produktet e ardhura nga jashtë.

Video e mëposhtme sjell detajet rreth kultivimit të kësaj kulture bimore:

 


MË SHUME NGA Kosovë