11:10 / 10.10.2022
Hiqen rrethojat te Parku i Qytetit
K.Kasumi/ RTKlive
Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Prishtinës ka filluar sot punën për heqjen e rrethojave tek Parku i Qytetit.
“Parqet publike duhet të jenë të hapura dhe të sigurta, nuk ka nevojë për kufizime! Kurse, do të vendosim barriera për veturat!”, ka shkruar në "Twitter" nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.
























