Kurti premton mbështetje për Anamoravën
Arlinda Sejda/RTK
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurtin ka premtuar mbështetje për rajonin e Anamoravës në projekte zhvillomore, e derisa ka kërkuar nga qytetarët atje që të kursjenë energjiinë elektike.
Kurti ka qëndruar në Gjilan, për të parë nga afër të arriturat dhe sfidat me të cilat po përballet kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni dhe qytetarët atje.
Kurti në Gjilan u prit nga zyrtarët e komunës, por edhe qytarët e kësaj komune.
"Ttakimi këtu më kryetarin e Gjilanit ishte takim për të parë të arriturat dhe rezultatet e kryetarit Alban Hyseni dhe VV-së, dhe për të mësuar për planet dhe projektet e komunës. Të arriturat dhe punët janë të shumta prej palestër në Zhëgër, pastaj shtimi i bursave prej 60 mijë në 100 mijë euro për studentë, zgogëlimi i borxhit...etj” deklaroi kryeministri Kurti.
Duke pasë parasysh këtë qeverisje, ai tha se është i inkurajuar për t’i mbështeur qytetarët, siç tha Kurti, të “kryeqytetit të Anamoravës”.
“Ne veçanti me kryetarin diskutuam për nevojën e kursimi të energjisë, në kuadrër të pakos për kursim...Kushdo që kurrsen faturën e mujave në vijim, në raport me muajt e njëjtë të vitit të kaluar, e dyfishojmë shpërblimim për nga vlera e krahasuar me kurrësimin”, deklaroi mes tjerash kryeministri kosovar, i cili gjithashtu ka viziuar edhe një biznes në këtë rajon.
“Gjilani është lënë për një kohë të gjatë anash. Tani kemi një qeverisje të mirë që nuk do të ketë keqpërdorime. Nga borxhet e mbetura, kryetari i ka paguar 5 milionë deri më tani”, ka dekalruar mes tjerash kryeministri Kurti.
Ndrësa, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni tha se e ka njoftuar kryeministrin për punën dhe rezultatet, por edhe me problemet e projektet që ka komuna. “Projektet zhvillimore që i kemi prezentuar duhet të kenë edhe përkrahjen e qeverisë, që të rrisimin mirëqenien e qytetarëve”, tha Hyseni.

























