Për herë të parë, Kosova me të drejtë fjale në Asamblenë  KiE-së
BKT
Foto/Facebook
Kosovë

Për herë të parë, Kosova me të drejtë fjale në Asamblenë  KiE-së

M.Shefkiu/Rtklive

Kosova për herë të parë është ulur, dhe ka pasë të drejtën e fjalës në sallën plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Kështu ka deklaruar deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Arben Gashi,  sipas të cilit, Kosova e meriton respektin dhe vendin e saj në organizatat ndërkombëtare.

Deputetët nga Kosova po marrin pjesë në sallën plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Kosova është storie suksesi e popullit tonë dhe bashkësisë ndërkombëtare. Është storie suksesi e lirisë. Është storie suksesi e demokracisë perëndimore”, ka shkruar mes tjerash Gashi në rrjetin social facebook.


MË SHUME NGA Kosovë