Sveçla përgëzon policinë për aksionin “Brezovica”
BKT
Kosovë

Sveçla përgëzon policinë për aksionin “Brezovica”

K.Kasumi/ RTKlive

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përgëzuar policinë e prokurorinë për realizimin e aksionit të sotëm në Brezovicë.

"Përgëzoj Policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe të gjitha institucionet tjera për realizimin e suksesshëm të aksionit të radhës në luftën e pakompromis ndaj krimit, korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, në aksionin ‘Brezovica’ pas vlerësimit të raporteve nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë, Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës", ka shkruar ai në Facebook.

Sveçla tha se është i vendosur për zbatimin maksimal të ligjit.

"Jemi të vendosur që të zbatojmë maksimalisht ligjin dhe të gjithë shkelësit e keqpërdoruesit të vendosen para drejtësisë dhe organeve kompetente".

"Lufta jonë ndaj krimit, korrupsionit dhe zhvatësve të pasurisë publike do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme me të gjitha angazhimet e plota të organizmave tanë institucional në mbrojtjen efektive të së përbashktës", shtoi ministri Sveçla.

Gjatë ditës Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë së Shtetit, ka zhvilluar një aksion në Brezovicë, me ç'rast ka filluar sekuestrimin e rreth 100 objekteve (shtëpizave), në rastin e njohur në publik si ‘Brezovica’.


MË SHUME NGA Kosovë