Haradinaj apelon shqiptarët në Luginë që të regjistrohen|Video
BKT
Foto: RTKLive
Kosovë

Haradinaj apelon shqiptarët në Luginë që të regjistrohen|Video

K. Kasumi/ RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që jetojnë në Kosovë dhe kudo tjetër, që të regjistrohen ata dhe pronat e tyre.

Përmes një adresimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se çdo ditë po zbrazen shkollat, shtëpitë dhe vendbanimet e shqiptarëve në Luginë, e kjo s’duhet lejuar.

”Të dashur bashkëkombës shqiptarë, në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc dhe në vendbanimet e tjera në Serbi, apo edhe ju që i keni lëshuar vatrat dhe jetoni në vendet e tjera apo në Kosovë. Prej 1 deri më 31 tetor mbahet regjistrimi i njerëzve dhe i pronave në Serbi. Ju bëj thirrje të gjithëve regjistrohuni! A e dini pse? Çdo ditë e më shumë po zbrazen shkollat, shtëpitë, vendbanimet. Trojet e juaja po mbesin shkret. Mos e lejoni! Ju lutem kthehuni gjithë, regjistrohuni të gjithë! Regjistrohuni edhe për hatër të brezave që vijnë. I juaji çdoherë!”, ka thënë ai përmes një videoje.


MË SHUME NGA Kosovë