Hoti: Kosovarët shpenzuan rreth 89 milionë euro për viza nga viti 2016
BKT
Kosovë

Hoti: Kosovarët shpenzuan rreth 89 milionë euro për viza nga viti 2016

K.Kasumi/ RTKlive

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, duke cituar raportin e Grupit Kërkimor të Politikave të Ballkanit (BPRG), ka thënë se kosovarët kanë shpenzuar rreth 89 milionë euro për aplikim për viza shengen nga 2016-ta deri këtë vit.

"Për periudhën 2016-2022, kosovarët kanë shpenzuar rreth 89 milionë euro për të aplikuar për viza shengen nëpër ambasada (sipas raportit të BPRG të tetorit 2022)", ka shkruar ai në rrjetin social "Facebook".

Hoti shtoi se ata që i vonuan vizat nga viti 2016 duhet të marrin përgjegjësinë.

 


MË SHUME NGA Kosovë