Rexhepi: Problemi i ujit të pijshëm në Prizren do të zgjidhet
BKT
FOTO/ Nga profili i Rexhepit në Facebook
Kosovë

Rexhepi: Problemi i ujit të pijshëm në Prizren do të zgjidhet

A.B / RTKlive

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi njofton se çështja e rregullimit të ujit të pijshëm në komunën e Prizrenit tanimë do të zgjidhet. Ajo thotë se nga ministri i financave, Hekuran Murati ka marrë mbështetje që të investohet në këtë komunë.

Rexhepi thotë se projekti do të realizohet në disa faza përmes disa miliona eurove investim, kjo sipas saj vetëm për të plotësuar nevojat e qytetarëve tanë të respektuar.

“Projekti është mëse i nevojshëm, nisur nga vetë e burimi deri te furnizimi i familjeve të qytetit. Projekti do të realizohet në disa faza permes disa milionë eurove investim. E gjitha kjo për ta zgjidhur përfundimisht këtë problem deceniesh, dhe për të plotësuar nevojat e qytetarëve tanë të respektuar”, shkruan ajo në Facebook.


MË SHUME NGA Kosovë