Moti sot i vranët, me mundësi reshje
BKT
Kosovë

Moti sot i vranët, me mundësi reshje

Sot mbi Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me pak rreze dielli.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që të enjten (sot) të mbajë mot i vranët dhe me pak rreze dielli. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu, ndërsa sa i përket vlerave të temperaturave, ato mbesin pothuaj konstante me ditët tjera.

Gjatë ditës, temperaturat minimale në tërë territorin do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

Në fushat termike nuk parashihet ndonjë ndryshim i theksuar me temperaturat e ditëve të fundit.


MË SHUME NGA Kosovë