Prizreni nderon aktoren e madhe, Tinka Kurti|Video
BKT
Foto RTK
Kosovë

Prizreni nderon aktoren e madhe, Tinka Kurti|Video

Myrvete Axhami/RTK

Aktorja e madhe shqiptare, Tinka Kurti, është nderuar me mirënjohje nga Komuna e Prizrenit për kontributin e saj në kinematografinë shqiptare. Ajo sot është pritur edhe nga kryetari i kësaj komune, Shaqir Totaj.

Aktorja e madhe shqiptare, Tinka Kurti, e cila mban titullin “Nderi i Kombit” , tha se ndiehej jashtëzakonisht e lumtur që po nderohej në qytetin më të rëndësishëm historik të kombit tonë.
Ajo rrëfeu ngjarje interesante që i kishte ndodhur asaj në Prizren para shumë vitesh, duke u mahnitur me zemërgjerësinë e prizrenasve.
Gjatë pritjes që i bëri ikonës së kinematografisë sonë kombëtare, kryetari Totaj tha se ndikimi i Tinka Kurtit, në kinematografinë dhe teatrin kombëtar është tejet i madh, si dhe është model për brezat e rinj të aktorëve në trevat shqiptare.

Gjatë qëndrimit në Prizren, Tinka Kurti përuroi edhe librin e saj “Ditari i një bashkëshorti “.


MË SHUME NGA Kosovë