20:07 / 13.10.2022
Vdes ish-punëtori i RTP-së
RTK
Ka ndërruar jetë ish-gazetari i televizionit të Prishtinës, Rexhep Ajazi.
I ndjeri për vite të tëra dha kontributin e tij edhe si redaktor në Radio Prishtinë ku punoi për kronikën e ditës. Varrimi i tij bëhet nesër në orën 14:00 në fshatin Sankoc të Komunës së Drenasit.























