Paralajmëron Nagavci: Nesër ka mësim, inspektorët do të dalin në kontroll
BKT
Foto: Arlinda Sejda/ RTK
Kosovë

Paralajmëron Nagavci: Nesër ka mësim, inspektorët do të dalin në kontroll

Arlinda Sejda/ RTK

Me vendim të Ministrisë së Arsimit, inspektorët do të vizitojnë të shtunën shkollat në mbarë vendin për të parë nëse po zhvillohet procesi mësimor, sipas kalendarit të të ri.

Kjo për të plotësuar orët e humbura mësimore, për shkak të grevës së mësimdhënësve gjatë muajit shtator.

Një lajm të tillë e dha ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. Ajo tha se 15 tetori është ditë mësimi në shkollat publike në vend, raporton RTKlive.

“Mësimdhënësit  duhet të jenë aty për të kryer punën e tyre”, tha Nagavci. “Nëse mësimdhënësit nuk dalin në punë, nuk do t'i ndëshkojmë, por nuk do t'i paguajmë”. Ministrja rikujtoi se mësimdhënsit janë paguar paraprakisht për orët që do t’i mbajnë.

Këto komente Nagavci i bëri pas nënshkrimit të disa kontratave me nxënësit për kryerjen e praktikës profesionale.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Aty u nënshkrua  marrëveshje e bashkëpunimit mes kësaj shkolle  dhe bizneseve, për implementimin e mësimit dual, raporton RTKlive.

Fikrije Zymberi, nga  Agjencia për arsim, aftësim profesional dhe arsim për të rritur deklaroi se 25 nxënës do të praktikojnë mësimin dual në profilin e floktarisë.

"Promovimi i mësimit dual në qendrën e kompetencës në " Shtjefën Gjeçovi" . Për herë të parë po zbatohet në klasën e 10-të , 25 nxënës në profilin e floktarisë. Nëse nuk ka bashkëpunim me bizneset nuk mund të ketë zhvillim të mirëfilltë", tha ajo.

Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit  tha se me nënshkrimin e kontratave mes shkollave dhe bizneseve të impelmenotohet mësimi dual.

"Jemi falënderues nga 14 bizneset që i kemi këtu që kanë qenë te gatshëm që te japin mundësi që të implementohet mësimi dual. 51% mësim praktik 41% mësim në klasa. Më shumë se 100 nxënës i kemi të përfshirë në mësim dual. Të rinjtë tanë të jenë të përgatitur por edhe për bizneset të kenë kuadrot e përgatitura për punën e tyre", tha Nagavci.

Ndërkaq Blerim Gërvalla, drejtor i "Shtjefën Gjeçovi" tha se ka një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me bizneset për pilotimin e këtij projekti.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


MË SHUME NGA Kosovë