Manovër ushtarake e Regjimentit të Parë të Forcave Tokësore|Video-Foto
BKT
Foto: Armend Mehaj/Facebook
Kosovë

Manovër ushtarake e Regjimentit të Parë të Forcave Tokësore|Video-Foto

J.Musliu/RTKlive

Edhe një manovër ushtarake e kryer me sukses nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Kompania 1A e Regjimentit të Parë të Forcave Tokësore të FSK-së, demonstroi  profesionalizëm në ushtrimin fushor me qitje operacionale.

Ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj, deklaroi se në kuadër të planit të ushtrimeve të njësive të FSK-së,  pjesëtarët e FSK-së nga Regjimenti i Parë, Kompania 1A kanë realizuar ushtrimin fushor me qitje operacionale (LFX), të mbajtur në Babaj të Bokës.

“Ky demonstrimin final me skenar “Kompania në sulm”, u demonstrua me profesionalizëm të lartë”, deklaroi ministri Mehaj.

Sipas tij, ushtrimi është realizuar në periudhën më se tri javore, ku gjatë kësaj periudhe është kryer qitje me municion real nga niveli ekip, skuadër, togë dhe kompani, duke përfshirë qitjen me të gjitha armët e këmbësorisë, kalibrat nga 5.56 mm deri në 40 mm.

“Forca e Sigurisë së Kosovës me punë e përkushtim të lartë në vazhdimësi është duke u avancuar në aspektin logjistik e operacional e profesional”, deklaroi ai.

Sipas tij, kjo bëhet me qëllimin për të përmbushur synimin kryesor, anëtarësimin në NATO, si Forcë që mund të kontribuojë në sigurinë e vendit dhe ruajtjen e paqes kudo që cenohet.



MË SHUME NGA Kosovë