15:48 / 14.10.2022
Fillon heqja e reklamave në rrugët e Kosovës
E.Hoti/RTKlive
Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Hysen Durmishi ka bërë të ditur se ka filluar aksioni për heqjen e reklamave në gjithë brezin rrugor të autoudhëve.
Durmishi, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se nuk do të ketë më asnjë reklamë në autoudhët e Kosovës.
“Sot filluam aksionin për heqjen e reklamave në gjithë brezin rrugor të autoudhëve për të vazhduar me heqjen e të gjitha reklamave në ura, mbikalime e nënkalime në të gjitha rrugët regjionale e nacionale”, ka shkruar Durmishi në Facebook.
Ai ka thënë se tash e tutje reklamat do të vendosen vetëm në hapësirat ku i lejon ligji dhe duke respektuar kriteret e procedurat.























