Ngritet aktakuzë ndaj ministres Rozeta Hajdari
BKT
Kosovë

Ngritet aktakuzë ndaj ministres Rozeta Hajdari

RTK

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Rozeta Hajdarit, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për veprën penale “Mos-raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale apo detyrimeve financiare”.

Lajmin për RTK-në e ka konfirmuar, Laureta Ulaj, zëdhënëse për informim nga Prokuroria Themelore e Prishtinës. “Mund t’iu konfirmojmë se prokurori i çështjes, pas zhvillimit të hetimeve, më 13.10.2022, ka ngritur aktakuzë kundër R.H., në drejtim të veprës penale 'Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare', nga neni 430 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, e cila aktakuzë është proceduar për trajtim të mëtejmë në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, thuhet në konfirmimin e saj.


MË SHUME NGA Kosovë