KPK i reagon MASHT-it: Mësimi nuk bëhet me zor
BKT
Foto: Këshilli i Prindërve të Kosovës/Facebook
Kosovë

KPK i reagon MASHT-it: Mësimi nuk bëhet me zor

Jeton Musliu/RTKlive

Këshilli i prindërve të Kosovës me anë të një komunikate, e ka cilësuar si shembullore sjelljen e prindërve kosovarë, shumica e të cilëve nuk i kanë dërguar sot nxënësit në mësim.

“Ka pasur tentim për njollosje të Këshillit të Prindërve të Kosovës sikur deklarimet janë politike e të pambështetura nga prindërit për mos mbajtjen e mësimit të shtunave”, shkruan në këtë deklaratë.

“ Besojmë se sot kjo është vërtetuar (kush dëshiron të shoh e kuptojë drejt) që qëndrimet tona të deklaruara e konsistente janë vullneti legjitim i prindërve, i bazuar në të drejtën e nevojën e fëmijëve për të drejta, për pushim dhe aktivitet jashtëshkollor”.

Këshilli i Prindërve deklaron se vendimet arbitrare dhe mohuese të të drejtave të fëmijëve, i kanë mbështeture dhe prindërit për muri.

“Andaj zëri ynë duhet të jetë sa i fuqishëm e masiv, aq edhe legjitim, i arsyeshëm, i urtë e i bazuar”.

“Mësimi nuk bëhet me zor!”, shkruan në deklaratën e KPK-së.

“Kjo nuk po kuptohet drejt! Mësimi të shtunave është gabim e ai do të refuzohet arsyeshëm!”.

Më tej në këtë deklaratë, shkruan se një veprim civil, dinjitoz, i paanshëm e shumë i drejtë i mbrojtjes së fëmijëve, është bërë sot kur ata nuk janë dërguar në shkollë.

Me vendim të Ministrisë së Arsimit, orët e humbuar të muajit shtator, shkaku i grevës, duhet të kompensohen me kalendarin e  ri mësimor, që përfshinë mbajtjen e mësimit edhe në disa ditë të shtuna.

Një vendim të tillë e ka refuzuar SBASHK-u por edhe prindërit.

 


MË SHUME NGA Kosovë