MPB fushatë kundër gjuajtjeve me armë: Çdo plumb e ka një shënjestër|Video
E.Hoti/RTKlive
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës po vazhdon fushatën kundër gjuajtjeve me armë zjarri.
Qëllimi kryesor i kësaj fushate është që të paralajmërojë për pasojat e përdorimit të paautorizuar të armëve gjatë festave.
“Çdo plumb e ka një shënjestër”, është motoja e kësaj fushate.
“Një plumb endacak duhet të përfundojë diku, edhe nëse personi që gjuan nuk ka një shënjestër konkrete. Mos lejoni që festa juaj të jetë një tragjedi për dikë tjetër”, thuhet në njoftimin e MPB-së të shoqëruar edhe me video.
Kjo ministri bënë të ditur se fushata është mbështetur nga Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Suedia, Holanda, Norvegjia dhe Bashkimi Evropian.
Ndryshe, Policia e Kosovës në baza vjetore konfiskon rreth 1500 armë ilegale të llojeve të ndryshme.























