Ambasadori gjerman viziton komunitetin Ashkali
V.Thaçi /RTKlive
Ambasadori Gjerman Jörn Rohde ka vizituar komunitetin Ashkali në fshatin Gadime dhe në Ferizaj.
Kryetari i PDAK-së Qazim Rrahmani , Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe lideri nga komuniteti Ashkali e kanë pritur dhe shoqëruar ambasadorin në këtë vizitë në fshatin Gadime të komunës së Lipjanit dhe disa familje në komunën e Ferizajit.
Jemi falënderues ndaj Ambasadorit Gjerman Jöhde që ka shprehur interesimin e tij për të përkrahur komunitetin Ashkali në kërkesat e tyre, thuhet në njoftimin e Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës-PDAK.
Pjesëtarët e komunitetit Ashkali në Gadime kanë shprehur kërkesat e tyre në këtë takim dhe kanë treguar me shume rreth gjendjes se tyre socio-ekonomike .
Kjo vizitë u realizua duke marr parasysh kërkesën e PDAK-së tek Ambasadori që takoi një javë më parë.























