Emërohen katër gjyqtarë në Gjykatën Komerciale
Sh.Gashi/RTKlive
Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka mbajtur takimin e 296-të me radhë, nën udhëheqjen e kryesuesit, Albert Zogaj.
“Në këtë takim, anëtarët e Këshillit në bazë të raportit të Panelit për Shqyrtimin e Aplikacioneve dhe Intervistim, kanë avancuar Dren Rogovën dhe Ramush Bardiqin, gjyqtarë në Gjykatën Themelore Prishtinë, në pozitën gjyqtar në Dhomat e shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale, si dhe kanë emëruar Arbër Rexhajn dhe Florent Zeqirin, gjyqtarë në Gjykatën Themelore Prishtinë, dega në Podujevë, në pozitën gjyqtar në Dhomat e shkallës së parë të Gjykatës Komerciale”, thuhet në komnikatë.
Mandati i gjyqtarëve në Dhomat e shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale do të fillojë nga data 1 janar 2023, ndërsa mandati i gjyqtarëve në Dhomat e shkallës së parë të Gjykatës Komerciale do të fillojë nga data 20 tetor 2022.























