Ngritja e çmimeve vështirëson jetën e familjeve me asistencë sociale|Video
Valjeta Shala/RTK
Kriza me rritjen e çmimeve ka prekur ekonomitë familjare, e në veçanti familjet me asistencë sociale.RTK qëndroi në një familje në Sllovi të Lipjanit. Familjarët bënë thirrje për ndihmë, e komunarët thonë se u kanë ndihmuar sipas mundësive.
Ngritja e çmimeve të shumë produkteve në Kosovë, e ka vështirësuar edhe më shumë jetesën e familjes Vitija nga Sllovia e Lipjanit.
Kryefamiljari Agron Vitija thotë së të vetmet të ardhura që kanë është asistenca sociale, e cila nuk i mbulon shpenzimet e familjes pesë anëtarëshe.
"Me rritjen e çmimeve nuk po ja dalim. Me një social, a me ble ushqim, rrymë a ilaçe? Vaji, buka, krejt shtrenjtë..", thotë Vitija.
Përveç për ushqim, familja thotë së kanë nevojë edhe për rinovim të shtëpisë së tyre.
Qendra për Punë Sociale në Lipjan ka konfirmuar rastin e familjes e cila merr asistencë sociale.
Kurse zyrtarët e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, nga komuna e Lipjanit, thanë se familja është përkrahur sipas mundësive me pako ushqimore.























