Rektor Sahiti: Të adresohet problemi i plagjiatorëve në UP
K.Kasumi/ RTKlive
(E plotësuar) Lidhur me situatën e krijuar në Rektorat, ka reaguar edhe udhëheqësi i këtij institucioni, Naser Sahiti.
Ai ka deklaruar se nëse Universiteti i Prishtinës dëshiron që të bëhet ashtu siç i ka hije një institucioni serioz, atëherë duhet të adresohet edhe çështja e plagjiatit.

Konferenca e rektorëve kërkon mosndërhyrje në UP
Rreth zhvillimeve të fundit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” sot përmes një deklarate për medie ka reaguar konferenca e rektorëve.
“Në mbledhjen e konferencës së Rektorëve të mbajtur më 20.10.2022, përveç pikave tjera u shqyrtua edhe situata rreth zhvillimeve të fundit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina””, thuhet në deklaratë.
Sipas deklaratës anëtarët e konferencës së rektorëve u shprehën të shqetësuar për zhvillimet të cilat pas një periudhe stabile dy vjeçare mund ta destabilizojnë sërish Universitetin më të madh publik në vendin tonë.
“Një zhvillim i tillë mund të reflektohet negativisht edhe në Universitetet tjera publike. Prandaj, anëtarët e konferencës së rektorëve ftojnë institucionet përgjegjëse që ti kontribuojnë ruajtjes së stabilitetit në UP dhe të evitojë çdo ndërhyrje jashtë kompetencave ligjore”, thuhet tutje në deklaratë.























