15:25 / 21.10.2022
Këshilli Drejtues i UP-së shkarkon rektorin, konkursi shpallet të hënën
K.Kasumi/ RTKlive
Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës e ka shkarkuar sot nga detyra e rektorit të këtij universiteti, Naser Sahitin. Këshilli Drejtues ka njoftuar po sot se konkursi për rektor të UP-së do të shpallet të hënën.
Lajmin për media për shkarkimin e rektorit e ka konfirmuar Arbresha Nela, zëvendëskryesuese e KD-së, pas përfundimit të mbledhjes, ndërsa ushtruese detyre e rektorit është emëruar Luljeta Plakolli-Kasumi.
Për shkarkimin e Naser Sahitit nga pozita e rektorit ishin tetë anëtarë të Këshillit Drejtues, ndërsa një ka abstenuar.























