Procedurat e prokurimit, ngrohja në Gjakovë nis më 10 nëntor|Video
Islam Haxhiu/RTK
Në Gjakovë ende nuk ka nisur punën ngrohtorja e qytetit për shkak të stërzgjatjes së procedurave të prokurimit. Për shkak të këtyre vonesave, sipas drejtoreshës Albana Skivjani, më 10 nëntor pritet të nisë ngrohja në Gjakovë.
Ende nuk e ka nisur këtë sezon, ngrohtorja e qytetit në Gjakovë.Vonesat po ndodhin për shkak të stërzgjatjes së procedurave të prokurimit, të cilat kanë ndikuar edhe në nënshkrimin e kontratës për furnizim me lëndë djegëse.
Për shkak të këtyre vonesave, sipas drejtoreshës Albana Skivjani, më 10 nëntor pritet të nisë ngrohja në Gjakovë.
Sipas Skivjanit, kapaciteti momental i ngrohtores është 18 megavat energji termike, ndërsa është duke u punuar në zgjerimin e rrjetit dhe kapaciteteve të reja.
Sistemi i ngrohjes sipas teknologjisë së re me biomasë ka filluar vitin e kaluar, derisa risi tjetër në këtë vit do të jetë prodhimi i energjisë elektrike, krahas asaj termike.
Ngrohtorja në Gjakovë është i vetmi impiant i kogjenerimit me biomasë në Kosovë, që është përkrahur nga Bashkimi Evropian, e që ka kushtuar mbi 15 milionë euro.























