12:41 / 24.10.2022
KRU `Mitrovica` njofton për ndërprerje të ujit në Skenderaj
K.Kasumi/RTKlive
Nga ora 10:30 gjer në ora 15:00 pritet të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes për tërë Skenderajn.
Kështu thuhet se në njoftimin e Kompanisë Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”.
"Si pasojë e një rrjedhje të madhe në Broboniq, “Lagja e Dorocëve” nga ora 10:30 gjer në ora 15:00 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes", thuhet në njoftim.























