Rama: Deri në fundvit përfundon qendra e trajtimit të qenve endacakë
BKT
Foto: Fatos Cervadiku/ RTK
Kosovë

Rama: Deri në fundvit përfundon qendra e trajtimit të qenve endacakë

K.Kasumi/ RTKlive

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, me bashkëpunëtorë, ka vizituar sot hapësirën ku tashmë kanë filluar punimet për ndërtimin e qendrës së parë institucionale për trajtimin e qenve endacakë.

Rama tha se deri në fund të vitit pritet të përfundojë qendra për trajtimin e qenve endacakë e cila është duke u ndërtuar në zonën e Hajvalisë.

Në vazhdën e përpjekjeve për ta zvogëluar problemin me qentë endacakë në kryeqytet, komuna e Prishtinës është e para në Kosovë që po fillon ndërtimin e qendrës për trajtimin e qenve endacakë.

Vitet e fundit qentë endacakë janë bërë problem serioz në kryeqytet, teksa në shumë raste i kanë sulmuar qytetarët, duke rrezikuar jetën e tyre.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 


MË SHUME NGA Kosovë