14:19 / 24.10.2022
Përfundon trajnimi i ‘Javës së Kodimit’
RTKlive
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka shpërndarë certifikata për 60 nxënës, të cilët janë trajnuar në fushat përkatëse në kuadër të Javës së Kodimit.
Kjo ngjarje, sipas njoftimit nga komuna, përmbyll Javën e Kodimit (EU CODE WEEK 2022) e cila është organizuar qendra për edukim në teknologji ProCoders Center dhe Komuna e Gjilanit.
“Java e kodimit është mbajtur në të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian dhe shtetet që kanë aspirata të jenë pjesë e BE-së, siç është Republika e Kosovës. Ndërsa Gjilani këtë vit ka qenë qyteti i vetëm në Kosovë, që ka organizuar këtë ngjarje me rëndësi për zhvillimin e teknologjisë”, thuhet në njoftim.























