Komuna e Gjilanit dhe IRW me marrëveshje për shëndetësi
BKT
Foto: Komuna e Gjilanit
Kosovë

Komuna e Gjilanit dhe IRW me marrëveshje për shëndetësi

M.Sh/RTKLive

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me drejtorin e Islamic Relief Kosova (IRW), Mohamed Soliman, për implementimin e projektit “Shëndeti i Integruar dhe Jetesa e Qëndrueshme në Kosovë”. Ky projekt parashikon ndarjen e më shumën e 150 mijë eurove për qytetarët e Gjilanit.

“Qëllimi i kësaj marrëveshje dy vjeçare, është të përcaktojë formën e bashkëpunimit mes IRW dhe Komunës me qëllim të implementimit dhe finalizimit të projektit që ka për qëllim përkrahjen e familjeve në shërbimet shëndetësore laboratorike dhe mamografi”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit.

Kryetari Hyseni, pasi e ka falënderuar drejtorin e Islamic Relief Kosova për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme për Gjilanin, bëri të ditur se vlera totale e projektit është 157,846.40, ku organizata në fjalë do të sigurojë shumën e mjeteve prej 93,430.40, ndërkaq Komuna e Gjilanit do të participojë me shumën prej 64,416 euro.

 


MË SHUME NGA Kosovë