22:10 / 04.11.2022
Mbyllen rrugët “Hollger Petersen” dhe “Mark Raka” për shkak të punimeve
Nga data 7 nëntor do të mbyllet një segment i rrugës “Hollger Petersen” dhe rruga “Mark Raka” në lagjen e Spitalit në Prishtinë, për shkak të punimeve.
“Ju njoftojmë se, për shkak të punimeve, një segment i rrugës “Hollger Petersen” dhe rruga “Mark Raka” do të mbyllen nga data 07 nëntor 2022 në ora 07:00 deri në realizim të punimeve. Si rrugë alternative për qytetarët për disa ditë mund të shfrytëzohen rruga “Ahmet Gashi” dhe “Muhamet Çami”, thuhet në njoftimin e komunës.























