08:14 / 08.11.2022
Sot mblidhen pesë komisione parlamentare
RTKlive
Sot do të mbahen pesë mbledhje të komisioneve parlamentare të Kuvendit të Kosovës.
Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë, Komisioni për Integrime Evropiane, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim dhe Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.























