Veriu dhe plani franko-gjerman, temat sonte në "RTK Prime"
BKT
Foto: RTKlive
Kosovë

Veriu dhe plani franko-gjerman, temat sonte në "RTK Prime"

RTKlive

Situata në veri të Republikës dhe plani franko-gjerman, janë dy temat në të cilat do të fokusohet debati i sotëm në “RTK Prime”.

Të ftuar të gazetarit Bashkim Vishaj janë Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, Meliza Haradinaj, ish ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Avni Spahiu, ish-ambasador i Kosovës në SHBA dhe Turqi.

Cilët mund të jenë hapat që duhet ndërmarrë në veri të vendit dhe si ndikon kjo gjendje në aspektin diplomatik të Kosovës, është një segment që do të trajtohet në këtë debat.

Gjithashtu, sa mund të jetë plani franko-gjerman i realizueshëm dhe nëse duhet pranuar si i tillë, është një dilemë tjetër për të cilën do të dskutohet.

Emisioni “RTK Prime” fillon në orën 20:20 në RTK1.


MË SHUME NGA Kosovë